SHMU “ANDON ZAKO ÇAJUPI”- VUSHTRRI ME MOTON “VETEDIJESIMI NE TRAFIK”

Plani i veprimit për implementimin e projektit të përgatitur në fushën e komunikacionit nga
I cili është lejuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, dhe është mirëpritur nga stacioni policor, dega në Vushtrri si dhe nga hartuesit e projektit: nxënës, mësimdhënës e bashkëpunëtorë  tjerë. Me plan është paraparë të ndikojmë në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve  në respektimin e të drejtës së tyre si pjesëmarrës  në trafik. Nxënësit, pas marjes së konfirmimit nga DKA për zbatim praktik të projektit të përgatitur, janë motivuar të tregojnë shkathtësitë e tyre në trafikun publik në mbështetje të plotë të Policisë së Kosovës.
Me plan kemi paraparë të:
-hartojmë llogon (ëmblemën) e projektit me titull -VETEDIJESIMI NE TRAFIK-,
-Informimi I qytetarëve nga radiostacioni VICIANUM për pjesëmarrje të nxënësve me uniformë policie nga shkolla jonë, të marrim pjesë në një bisedë-intervistë me mediat për qellimin tonë me këtë projekt,

-Vendosja e posterve në disa kënde të qytetit për qëllimet e nxënësve në trafikun publik,

-të shoqërohen nxënesit me së paku dy polic nga stacioni policor i komunës sonë,

-të pajisen së paku katër nxënës me uniformë policie, e mjete tjera të nevojshme,

-katër nxënës të pajisen me jelek reflektues të cilët do të mbajnë në njërin krah llogon e projektit,

-nxënësit me jelek reflektues do të bëjnë edhe intervista, fotografime, e incizime me drejtues makinash, këmbesorë e qytetarë,

-nxënësit do të bëjnë ndaljen e automjeteve, kontrollin e tyre e poashtu të mbajnë evidencë për të analizuar në fund rezultatet e arritura gjatë realizimit,

-intervistat me qytetarë të kene për qëllim se sa ata respektojnë përparësinë e kalimit, ҫfare i pengon me shumë, cilat janë shkaqet e aksidenteve, si mund të përmirësojmë lëvizjen e tyre, sa kanë njohuri për numrin e humbjeve të njerëzve nga aksidentet në trafik, se cilët pjesëmarrës janë më të rrezikuarit dhe sa janë dëmet material,

-në projekt të respektohet barazia gjinore si dhe gjithëpërfshirja,

-të marrin pjesë ҫdo ditë nga tetë nxënës, katër me uniformë e katër me jelek reflektues,

-projekti të zgjasë dy javë nga katër ditë (e hënë, e martë, e mërkurë, e enjte) nga ora 10:00 deri 13:00,

-do të bisedojmë me vendparkingjet në qytet për uljen e përkohshme të qmimeve të tyre për disa ditë për të bindur shoferet e veturave të shfrytëzojnë ato e në të kundërtën të kuptojmë se a është kjo për të kursyer,  apo është mungese e kulturës, e cila duhet medeomos të ndryshojë me të vetmin qëllim, krijimin e një rendi, rregulli e discipline për të gjithë pjesëmarrësit.

-mundësi shoqërimi edhe me ndonjë prej televizioneve vendore për ngritjen e vlerës së projektit, do të përgatitet një pytësor me pyetje të ndryshme,

-do të marrim konfirmimet e prindëve për nxenesit pjesëmarrës në trafik.

Për hollësi të tjera, përmirësime e sygjerimet e juaja profesionale do t’u jemi mirënjohës me qëllim të realizimit sa më të mirë:

-për zvoglimin e numrit të aksidenteve

-për zvoglimin e numrit te viktimave

-për dëmet materiale, etj.

 

Shpërndaje këtë lajm në...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *