Dhurohen libra per nxenesit e viteve te XI – ta dhe XII – ta.

Nga: Avni Deliu.

P

as dhurimit te 200 librave per lenden e Fizikes te autoreve prof.dr Skender Skenderi dhe dr.Gani Pllana per nxenesit e viteve te XI – ta dhe XII – ta qe e financuan donatore te ndryshem ,sot ketij gjimnazi iu dorezuan edhe 300 libra te tjera per nxenesit e klaseve te XII – ta,fale donatoreve Isak Ademi noter nga Vushtrria i cili jeton ne Prishtine,Zonja Zelihe (Pllana) Fejzullahu,zonjat Marija e Kamila Agamirzaeva,Umaima Tebbai,Julija Deramin dhe Sabit Dervishi nga Vushtrria.Me kete rast Dr.Gani Pllana sot i dorezoi drejtorit te gjimnazit “Eqrem Çabej”ne Vushtrri Lulezim Bivolakut keto libra ku ishte i pranishem edhe ish drejtori Xhevat Lahu,i cili dite me pare u pensionua.
Drejtori Bivolaku e falenderoi dr.Pllanen per keto libra dhe donatoret te cilat do tu ndihmojne mjaft nxenesve per ta pervetesuar sa me mire mesimet nga lenda e Fizikes.Nderkaq dr.Gani Pllana falenderoi donatoret e 500 librave te cilet mundesuan qe keto libra te jene ne duart e nxenesve te ketij gjimnazi ne Vushtrri.

Shpërndaje këtë lajm në...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *