Nën moton “Siguria në shkolla” janë mbajtur takime me përfaqësues të arsimit

Si vazhdimësi e angazhimeve të vazhdueshme, me qëllim të fuqizimit dhe qasjes së përbashkët në parandalimin e hershëm të dukurive negative në shkolla, me fokus substancat narkotike, në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, në javët që lamë pas janë mbajtur takime me autoritetet e arsimit në tri komuna: Mitrovicë, Vushtrri e Skenderaj, përfshirë drejtoritë komunale të arsimit, drejtorët e shkollave të mesme e fillore, këshilla të prindërve dhe nxënësve si dhe zyrtarë të qendrave për punë sociale.

Takimet e mbajtura janë rrjedhojë e përpjekjeve të përbashkëta në përmbushje dhe zbatim të plotë të planit të veprimit në fushën e ofrimit të sigurisë në shkolla. Në takimet e zhvilluara nga stafi menaxhues i Policisë, janë paraqitur angazhimet dhe aktivitetet e vazhdueshme që kanë të bëjnë me sigurinë në shkolla, si dhe të dhënat për gjendjen e sigurisë së përgjithshme në veçanti shqetësimet për dukuritë negative në shkolla dhe hapësirat shkollore, ku u theksua se numri i incidenteve në shkolla është në rënie falë angazhimit të vazhdueshëm operativo-taktik të Policisë në këtë fushë.

Objektiv i Policisë mbetet avancimi i kapaciteteve ekzistuese, ku u kërkua vazhdimi i qasjes së përbashkët në mes të autoriteteve të arsimit, këshillave të prindërve, nxënësve, këshillit për parandalimin e braktisjes së mësimit, OJQ-ve dhe shoqërisë në përgjithësi, për një bashkëveprim në interes të sigurisë në përgjithësi, ku në kuadër të gjithë kësaj të rritet llogaridhënia e ndërsjellë.

Nga takimet e zhvilluara me përfaqësues të arsimit në të tri komunat, gjegjësisht drejtorët e shkollave, u vlerësuan lart angazhimet policore në fushën e ofrimit të sigurisë si dhe veprimeve parandaluese në këtë fushë. Po ashtu të pranishmit kanë shprehur shqetësimet nga këndvështrimi i tyre për çështje me të cilat ata ballafaqohen në baza ditore, në kornizë të rregulloreve dhe rendit që ka të bëjë me sjelljet asociale të të rinjve në shkolla.

Në takime u identifikuan disa nga hapat e veprimit konkret në fushën e parandalimit të hershëm, duke identifikuar dhe ndaluar braktisjen e mësimit, krijimin e grupeve të përbashkëta për të vazhduar me ligjërata me tema vetëdijesuese sipas nevojave dhe çështjeve që identifikohen në shkolla, ku është kërkuar që përveç Policisë, të ketë kontroll më të shtuar nga ana e inspektorëve komunalë në lokalet në zonat afër shkollave, me ç’rast ishte zotim i përbashkët i drejtorëve të shkollave, këshillit të prindërve dhe nxënësve që secili nga këndvështrimi i vet të kontribuojë në ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e dukurive negative.

Stafi menaxhues i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, të pranishmëve në takime u ka rikonfirmuar mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Policisë me të gjitha kapacitetet e saj në interes të sigurisë në shkolla dhe sigurisë së përgjithshme.

Nën moton “Siguria në shkolla” janë mbajtur takime me përfaqësues të arsimit

Si vazhdimësi e angazhimeve të vazhdueshme, me qëllim të fuqizimit dhe qasjes së përbashkët në parandalimin e hershëm të dukurive negative në shkolla, me fokus substancat narkotike, në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, në javët që lamë pas janë mbajtur takime me autoritetet e arsimit në tri komuna: Mitrovicë, Vushtrri e Skenderaj, përfshirë drejtoritë […]

Shumë shpejt, projekti i ri i këngëtarit të njohur Vushtrrias, Shaban Krasniqi

Shumë shpejt, projekti i ri i këngëtarit të njohur Vushtrrias, Shaban Krasniqi, i realizuar nga xFOCUSmedia. Deri në projektin e ri ne ua sjellim ketë këngë.

(VIDEO) Liridon Kaqandolli “Motra për Motër”

“Motra për Motër” dedikim nga Liridon Kaqandolli për mikeshën që humbi jetën në aksident rrugorë Kënga është arti i duhur përmes së cilës në të shumtën e herave mund të themi atë që shumë fjalë nuk mund ta thonë. Pikërisht përmes këngës këngëtari Vushtrrias Liridon Kaqandolli ka vendosur t’i thurrë ca vargje dhe t’i këndoj […]

Përmbyllen aktivitetet e OJQ-së FODEM (VIDEO)

Organizata JO qeveritare “ Forumi për zhvillim dhe demokraci –FODEM, ka përmbyllur aktivitetet e projektit “ Fuqizimi i rolit te OJQ-ve dhe grupeve jo formale”. Gjate dy muajve janë zhvilluar aktivitete me te rinjtë, organizatat e nxënësve dhe punëtoret e arsimit te komunës se Vushtrrisë nëpërmes tryezave, diskutimeve, work shopeve dhe hulumtimeve ne fusha te […]

previous arrow
next arrow
ArrowArrow
Slider
Shpërndaje këtë lajm në...
Loading...

Leni një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *