Përmbyllen aktivitetet e OJQ-së FODEM (VIDEO)


Organizata JO qeveritare “ Forumi për zhvillim dhe demokraci –FODEM, ka përmbyllur aktivitetet e projektit “ Fuqizimi i rolit te OJQ-ve dhe grupeve jo formale”.
Gjate dy muajve janë zhvilluar aktivitete me te rinjtë, organizatat e nxënësve dhe punëtoret e arsimit te komunës se Vushtrrisë nëpërmes tryezave, diskutimeve, work shopeve dhe hulumtimeve ne fusha te ndryshme.
Nga te gjitha këto aktivitetet janë evidentuar disa rekomandime te cilat do ju prezantohen institucioneve komunale me qellim te rritjes se pjesëmarrjes te rinise dhe grupeve jo formale ne vendimmarrje duke veçuar nevojën e funksionimit me te mire te Këshillave drejtues te shkollave, këshillave te nxënësve si dhe hartimin dhe miratimin e strategjive, planeve te veprimit dhe rregulloreve qe e bëjnë me funksionale këto trupa vendimmarrëse te shkollave.

Shpërndaje këtë lajm në...

Leave a Reply

Your email address will not be published.