Ismet Munishi nuk korr suksese me ekipe të Ligës së Parë, por kritikon ashpër trajnerin e Kosovës!

Llaf, llaf, llaf… Shumë fjalë e pak punë.Përfaqësuesja e Kosovës në futboll këtë muaj zhvillon dy ‘finale’. Kosova do të përballet me Maltën me 17 nëntor dhe me Azerbejxhanin me 20 nëntor, në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan GazetaBlic.Kosova aktualisht ndodhet në vendin e parë në grup dhe fitoret në këto duele na mundësojnë që ta vazhdojmë luftën për t’u kualifikuar në kampionatin evropian të futbollit.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka grumbulluar ekipin në Prishtinë dhe stërvitjet për ndeshjen ndaj Maltës kanë filluar.Challandes dje në konferencë për media ka deklaruar se është duke e ndërtuar Kosovën, por me këtë deklaratë nuk po pajtohet fare ish trajneri, analisti i futbollit, Ismet Munishi.“Challandes tha se nuk është fundi i botës nëse nuk kualifikohemi, këtë e dimë moti. Ai tha se po e ndërton katin e parë të Kosovës, por me këto deklarata nuk mund ta ndërtojë as bodrumin. Kështu foli para ndeshjes me Ishujt Faroe dhe dështuam”, deklaroi Munishi në “Dueli sportiv”.

Që prej kohësh, Munishi po jep kritika të mëdha të cilat shpesh-herë mund të jenë pozitive.Megjithatë, Kombëtarja e Kosovës që nga ardhja e Challandes po zhvillon ndeshje mjaft të mira dhe ka korrur rezultate pozitive si në miqësore, ashtu edhe në takime zyrtare. Nuk njohim humbje për më shumë se një vit dhe loja është përmirësuar. Nga ‘outsider’, tani Kosova cilësohet si favorit në shumicën e ndeshjeve.

Ismet Munishi, i cili nuk po mundet të korr suksese me ekipe të Ligës së Parë të Kosovës ka marrë guximin dhe ka kritikuar një trajner me eksperiencë të madhe në futboll, Bernard Challandes.Kritikat gjithmonë janë të mira – por ato me bazë. Një trajner me përvojë të madhe si Munishi dhe me karrierë të pasur në sportin e futbollit duhet të dijë të menaxhojë situatat dhe jo të fusë në presion Kosovën para ndeshjeve të mëdha.P.s I urojmë suksese Munishit në ‘profesionin’ e ri dhe Kosovës në ndeshjet e ardhshme.

Shpërndaje këtë lajm në...
Loading...

Leni një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *