IMPORTET NGA SERBIA E BOSNJA KANË SHËNUAR RËNIE 99%

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha tha se efekti më i madh i këtij vendimi është fuqizimi i prodhuesve vendës.

Tani eshte Gjermania si vend kryesor që Kosova importon, pastaj vjen Turqia, Italia, Kina e pastaj Shqipëria, por ka qenë e pamundur që të bëhet zëvendësimi i të gjitha produkteve, pasi që për të lidhë kontrata të reja, bizneseve iu duhet 1 muaj kohë”.

Sfidë për Doganën e Kosovës po mbesin ende kontrabandat, madje ky problem ka shënuar rritje menjëherë pas vendimit të Qeverisë për vendosjen e masës.

“Kontrabanda është një sfidë e të gjitha shteteve të botës, këtë vit kemi mbi 2200 zbulime të veprave penale dhe doganore, mbi 90% kundërvajtje doganore”.

“Nëse flasim pas vendimit të Qeverisë për masën, vërehet një rritje e kontrabandës sidomos në pjesë veriore të Mitrovicë, ne po luftojmë që asnjë mall të futet në kontrabandë përmes rrugëve ilegave”.

“Kemi pasë raste që kemi zbuluar me miliona copë cigaresh të cilat janë importuar përmes rrugëve malore”, tha Berisha.

Shpërndaje këtë lajm në...
Loading...