“Lufta me pitonin gjigant”

Një grup fermerësh indonezianë hasi në një piton gjigant në një pyll në Sumatrën Perëndimore që fillimisht atyre iu duk sikur një pemë e rrëzuar. Pitoni u mbështoll rreth njërit prej fermerëve, por ai arriti të shpëtonte me ndihmën e shokëve të tij. Pasi arritën ta kapnin gjarpërin gjigant, fermerët kontaktuan një kopsht zoologjik, i cili nuk pati hapësirë për strehimin e pitonit. Fermeët po e mbajnë pitonin në një kafaz deri sa autoritetet të vendosin për hapat e ardhshëm. Shikoni pamjet nga momentet dramatike të këtij incidenti.

Shpërndaje këtë lajm në...
Loading...