Komuna e Vushtrrisë ndalon shitjen dhe ndezjen e fishekzjarrëve në hapësira publike në qytet

Në prag të fillimit të festave të fund vitit, përmes një urdhërese, kryetari i Komunës së Vushtrrisë ka urdhëruar shitjen e fishekzjarrëve në qendër të qytetit të Vushtrrisë, në Sheshin “Adem Jashari”.

Po ashtu përmes kësaj urdhërese ndalohet edhe ndezja e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht zona të banuar, rrugë, sheshe e tregje.

Kjo ndalesë për ndezjen e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike vlen nga data 20 dhjetor 2018 deri më 15 janar 2019, me përjashtim nga data 31 12 2018 nga ora 23:00 deri ne 00:30 të datës 01 01 2019. 

Shpërndaje këtë lajm në...
Loading...