Drejtoria per Ekonomi, Bujqesi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Vushtrri vazhdon ti ndihmoj fermerët.

Drejtoria per Ekonomi, Bujqesi,Pylltari dhe Zhvillim Rural ne Vushtrri po vazhdon ti ndihmoj fermeret e kesaj komune me aparatura , mjete te nevojshme dhe pajisje te ndryshme per zhvillim te bizneseve te tyre familjare.

Keshtu dje dhe sot eshte bere shperndarja e pajisjeve te nevojshme per kultivimin e dredhezave industriale dhe bimeve aromatike.Drejtori i kesaj drejtorie Miran Halili ka thene se 36 fermere kane filluar ti marrin pajisjet e nevojshme per mbjelljen e dredhezave industriale dhe bimeve aromatike me ç’rast do te mbillen 12.5 hektare me keto kultura.Ky eshte nje projekt i perbashket i komunes dhe Agro programit te USAID- it ku komuna ka siguruar sistemi i ujitjes pike pike dhe folijet plastike kurse USAID – i ka siguruar fidanet nderkaq qe fermeret nuk participojne fare kurse siq ka thene ai atyre u garantohet shitja e produkteve te tyre.

Edhe gjate dites se sotme jane nenshkruar kontratat ne mes fermereve dhe komunes dhe eshte bere shperndarja e pajisjeve te nevojshme per perfituesit e ketij projekti nderkaq qe fidanet do te shperndahen ne vitin 2019.

Shpërndaje këtë lajm në...