Renovimi i Qendrës së Mjeksisë Familjare në Smrekonicë

Drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri Sylejman Meholli ka uruar qytetarët e Fshatit Smrekonicë për renovimin e QMF-së në këtë Fshat.
Ai ka shkruar ” Të dashur qytetarë të fshatit Smrekonicë me rrethinë, të nderuar pacientë! Sot, i dhamë fund gjendjes së tmerrshme infrastrukturore të QMF-së në fshatin tuaj, që ngjanin me pamje të vendeve më të varfëra të shteteve të Afrikës!” Urime e ta gëzoni me shëndet! ka thënë Sylejman Meholli Drejtor i Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale në Komunën e Vushtrrisë

Në QMF Smrekonicë është bërë, instalimi i ngrohjes me pelet, pajisje mjekësore moderne, që i kanë dhënë pamje moderne dhe evropiane QMF-së në në Smrekonicë.

Shpërndaje këtë lajm në...