Në Ministrinë e Bujqësisë nuk mund të marrësh grante pa dhënë mito!!!

Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri, ka lëshuar akuza të rënda drejt Ministrisë së Bujqësisë rreth ndarjes së granteve, gjatë një konference para ndërtesës së Qeverisë.

Tahiri ka thënë së paratë e buxhetit për bujqësi po vidhen me rastin e ndarjes për grante dhe subvencione. Sipas tij, aplikuesit për grante dhe subvencione nuk mund t’i marrin ato pa dhënë mito deri në 20% të vlerës së projektit, shkruan Buletini Ekonomik.

“Ata që marrin grande pa ryshfet, ose janë të afërm të zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, ose janë zyrtarë e militantë të partive në pushtet, grandet i marrin ata që më së paku merren me bujqësi, kurse refuzohen edhe doktorët e veterinës dhe agronomët me traditë të gjatë pune në bujqësi”, ka thënë Tahiri.

Shpërndaje këtë lajm në...
Loading...

Leni një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *