BE i jep Kosovës 17.2 milionë euro shtesë për projektin hekurudhor

Banka Evropiane ka bërë të ditur sot se Bashkimi Evropian (BE), i ka dhënë një grant shtesë Kosovës në shumë prej 17.2 milionë euro për projektin e Rindërtimit, Zhvillimin dhe Përmirësimit të lidhjes së vetme ndërkombëtare hekurudhore të Kosovës.

Financimi do të përdoret për fazën e dytë të përmirësimit të hekurudhës midis Fushë Kosovës dhe Mitrovicës.

Në shkurt të këtij viti, Kosova gjithashtu ka marrë edhe një grant në shumë prej 38.5 milionë euro nga BE-ja përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor për fazën e parë të punimeve.

Të dy grantet vijnë nga një kredi e lartë prej 39.9 milionë euro dhe 42 milionë euro të dhëna nga BERZH dhe Banka Evropiane e Investimeve, përkatësisht për të financuar modernizimin e tri fazave të infrastrukturës hekurudhore të Kosovës.

Projekti, drejt jugut me Maqedoninë dhe në veri deri në kufirin me Serbinë, do të përmirësohet lidhja e rrjetit hekurudhor të Kosovës dhe rrjetit më të gjerë evropian përmes transportit evropian të Korridorit VIII dhe Korridorit X.

Ndërsa pjesa e tretë, vija veriore hekurudhore nga Mitrovica deri në kufirin me Serbinë do të përmirësohet dhe do të përfitojë nga financimi i BE-së.

“Projekti i hekurudhës së Kosovës së korridorit 10 është pjesë e rrjetit hekurudhor qendror të Ballkanit Perëndimor, një zgjerim i Rrjeteve Trans – Evropian të Transportit, e cila është pjesë e përpjekjeve më të mëdha të BE-së për të nxitur lidhjen e transportit në Ballkanin Perëndimor”, ka theksuar BERZH.

Shpërndaje këtë lajm në...
Loading...

Leni një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *