Më 28 Nëntor do të bëhet promovimi i librit “Hasan Prishtina – Jeta dhe vepra”

Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë!

Jemi në prag të festës së identitetit tonë kombëtar, festë të cilës ia shtojnë kuptimin ngjyrat kuqezi. Për këto ngjyra, për këtë shqiponjë, për këtë flamur, u derdh shumë gjak. Gjaku që u derdh na obligon shumë.

Sot, lufta jonë duhet të orientohet në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar si shqiptarë që jemi.
Ne, çdo ditë duhet të punojmë për të realizuar amanetin e Dëshmorëve të Kombit, ndërsa më 28 Nëntor me krenari të festojmë për indentitetin tonë. Andaj, ne, po punojmë për realizimin e amanetit të Dëshmorëve të Kombit, ndërsa më 28 nëntor do të festojmë festën tonë të madhe, 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar.

Jeni të ftuar që me 28 nëntor të merrni pjesë në organizimet tona në nderim të kësaj dite të madhe.
Akademia qendrore mbahet në Qendrën Rinore në ora 13:00 (mbrapa palestrës).
Ndërsa, në ora 14:00, në po të njëjtën sallë do të bëhet promovimi i librit “Hasan Prishtina – Jeta dhe vepra”, i cili libër u sponsorizua nga DKRS-ja.

Fatmire Cecelia
Drejtoreshë e DKRS-së, Vushtrri

Shpërndaje këtë lajm në...
Loading...

Leni një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *