Ambasadorja e Suedisë pritet me çaj në Vushtrri. (VIDEO)

Nënkryetari i komunës së Vushtrrisë Besim Muzaqi, i shoqëruar nga drejtoresha për Kulturë Fatmire Cecelia,në ambientet e kalas së qytetit, priten Ambasadoren e Suedisë, në Republikën e Kosovës, Shkelqësinë e Saj znj. Karin Nernmarck Ahliny. Ambasadorja na njoftoi se në vazhdën e vizitave që po u bënë monumenteve të ndryshme në Kosovë, ka qenë e interesuar të vizitoj edhe Kalanë e Vushtrrisë. Ne e njoftuam shkurtimisht ambasadoren për historikun e Kalasë së Vushtrrisë, investimet në të si dhe mënyrën e shfrytëzimit të Kalasë.
Meqenëse, amdasadores i bënte shumë përshtypje qyteti i Vushtrrisë dhe traditat tona, ne e ftuam në çaj dhe kështu kaluam qaste te bukura duke e gostitur ambasadoren me qaj vishtrrias thot nëkryetari Muzaqi.
Bashkë me ambasadoren ishin edhe disa përfaqësues të tjerë nga amabsada suedeze si dhe zyrtarë të CHwB Kosova, të përfaqësuar nga drejtori i CHwB Kosova, z. Sali Shoshi.

Shpërndaje këtë lajm në...

Leave a Reply

Your email address will not be published.