Filloi ndërtimi i rrugës Vushtrri – Nedakoc – Pestovë

Rruga Vushtrri-Nedakoc-Pestove (faza1) sot ka filluar të ndërtohet me mjetet e buxhetit te Komunës së Vushtrrisë.

Rruga do të jetë 6 m e gjerë, me trotuare e ndriçim dhe infrastrukturë përcjellëse. Rruga do te lehtësojë trafikun në hyrje të Vushtrrisë, do të hap perspektivë të re zhvillimore për këtë pjesë të qytetit.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri bashkë me kryesuesin Nasuf Aliu dhe drejtorët Afrim Namani e Berat Sadiku kanë përcjellë nga afër fillimin e punimeve të kësaj rruge.

Shpërndaje këtë lajm në...
Loading...

Leni një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *