“Libër për Hasan Prishtinen ” nga grup autoresh posa ka dalur, njofton njeri nga protagonistet e ketij studimi Jeton Sallahu

Ky libër i sapodalur nga shtëpia botuese “Faik Konica” përmbledh punimet e prezentuara nga studiuesit në Vushtrri (gusht 2018) me rastin e 85 vjetorit të rënies së patriotit Hasan Prishtina, derisa dhe ne (J.S.) ishim pas prezentuar me një studim. Poashtu, si shtojcë e saj është botuar edhe ekspozita me mbi 20 dokumente arkivore nga gjuha shqipe, osmane, italiane dhe gjermane që patëm prezentu sëbashku me kolegët-shokët, Zahir Kastrati dhe Agon Krasniqi për jetën dhe veprën e Hasan Prishtinës, ndryshe dhe kemi pas udhëhequr organizmin profesional dhe kemi redaktu këto punime. Derisa, punimet e pakompletuara, ose të vonuara, nuk kanë pasur mundësi të shqyrëtohen.

Falënderime: Fjalëhapësin, Bedri Xhema, recensentin, Cen Desku, Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport në Vushtrri, Fatmire Cecelia e cila mbështeti organizimin “Ditët e Hasan Prishtinës” dhe botimin e këtyre punimeve sëbashku me ekipin e saj (Burim Rexhepi, Izet Miftari, Gëzim Sheremet Saraçi, Fazli Muharremi-Tali dhe të tjerët), lektorët (shkrimtarin) Nazmi Rrahmani dhe Sadije Krasniqin, kolegun/shokun-Bedri Rushiti-artist, që u përkujdes për krijimin e imazhit të kopërtinës-foton.

Jemi të gëzuar që libri ka dalur në prag të Festës së Flamurit dhe do të promovohet në Qendrën Rinore në Vushtrri (prapa palestrës), fillë pas përfundimit të programit kulturor (që fillon ora 1 në mesditë) kushtuar 28 Nëntorit.

Shpërndaje këtë lajm në...
Loading...

Leni një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *