Të martën, më 28 janar 2020, në Vushtrri, mund të takoni përfaqësuesin e Institucionit të Avokatit të Popullit.

N J O F T I M

Loading...

Përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit mbajnë takime të rregullta mujore me qytetarët në komunat e Kosovës. Në këto takime qytetarët mund të parashtrojnë ankesat dhe të bisedojnë për shkeljet eventuale apo t’i drejtohen për këshilla, në rast të shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet publike. Njoftohen të interesuarit se të martën, më 28 janar 2020, në Vushtrri, mund të takojnë përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit. Takimi me qytetarët do të mbahet në objektin e Komunës së Vushtrrisë, duke filluar nga ora 10:00.
Për informata shtesë:
Zyra qendrore në Prishtinë: 038 223 782
Zyra rajonale në Mitrovicë: 028 530 138
E-mail: www.oik-rks.org • info.oik@oik-rks.org