Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Vushtrri organizon takim publik

Ftoheni të merrni pjesë në diskutimin publik me datën 24.01.2020 të organizuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit pranë zyrave të kësaj drejtorie, në ora 10:00 h, për informimin e juaj lidhur me Draft-Rregulloren për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Tarifa dhe Ngarkesa Komunale nr. 278/15 dt. 30.12.2015 e cila është në diskutim publik nga data 11.11.2019 bazuar në Vendimin e Kuvendit Komunal me nr.01Nr.296/19 të dt.31.10.2019 Qëllimi i ndryshimit dhe plotësimit të Rregullores nr.278/15 për tarifa dhe ngarkesa komunale e datës 30.12.2015 është ndryshimi i taksës për leje ndërtimore, leje rrënimi dhe tarifat për rregullimin e infrastrukturës sipas dispozitave të Udhëzimit Administrativ MMPH Nr.02/2018 për taksat administrative për Leje Ndërtimi, Leje Rrënimi dhe Tarifat për rregullimin e infrastrukturës në sferën e urbanizmit sa i përket aplikimit të tarifave të llogaritjes së taksës për leje ndërtimore. Ne shpresojmë që tiju kemi prezent në këtë diskutim publik dhe ju falënderojmë për vëmendjen e dhënë ftesës sonë .

Loading...