Xhafer Tahiti

Nga data 1 Shkurt 2020, e diela do të jetë ditë pushimi edhe për bizneset

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka iniciuar Rregulloren e re Komunale për orarin e punës së bizneseve që veprojnë në e Vushtrrisë. Sipas kësaj rregulloreje, dita e diele do të jetë ditë pushimi për të gjitha bizneset që veprojnë në Vushtrri, përveç atyre që me rregullore do të ju lejohet të punojnë edhe të dielave. “Kjo rregullore e re po bëhet duke respektuar kërkesat e shumta të qytetarëve gjatë dëgjimeve publike por edhe kërkesat që vazhdimisht kemi marrë nga punonjësit”, thotë kryetari Tahiri. Rregullorja do të jetë në diskutim publik gjatë muajit janar 2020, ku të gjitha palët e interesit do të mund të japin mendimet e tyre dhe pastaj pasi të aprovohet nga Kuvendi i Komunës do të hyjë në fuqi nga data 1 Shkurt 2020.

Loading...