VETËVENDOSJE! në Vushtrri vazhdon me grumbullimin e ndihmave.

Të dashur qytetarë Ju njoftojmë se grumbullimi i ndihmave për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri do të vazhdojë përsëri sot nga ora 09:00 deri në orët e vona të mbrëmjes në zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri. Përveç ndihmave në rroba e veshmbathje, mund të kontribuoni poashtu edhe me pako ushqimore dhe higjienike sanitare. Pika grumbulluese: Zyra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri Rruga “Arsim Muzaqi” nr.17 Afër qebaptores “Han Hallall” Dhimbjet i përballojmë bashkë!

Loading...