Drejtuesit e Komunës i bashkohen protestës së nxënësve vushtrrias për rastin e nxënëses nga Drenasi

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Igballja, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri , bashkë me bashkëpunëtorë të tij, nënkryetarin e Komunës, Besim Muzaqi dhe me drejtorin e arsimit Afrim Namani, i janë bashkuar sot protestës së nxënësve të shkollave të mesme të Vushtrrisë, për rastin e nxënëses nga Drenasi, që dyshohet se është keqpërdorur pikërisht nga ata që do të duhej të ofroninsiguri për të.

Loading...

Në këtë protestë kanë marrë pjesë nxënës nga gjimnazi “Eqrem Çabej”, Shkolla e Mesme Teknike “Lutfi Musiqi” dhe Shkolla e Mesme Profesionale “Bahri Haxha”. Pas protestës ata janë shpërndarë të qetë.