Vushtrria shembull i transparencës komunale

Vushtrria dhe Prishtina pilot komunat e para ku kryhen auditime sociale të projekteve komunale nga Grupi për Studime Juridike e Politike, përkrahur nga projekti USAID TEAM, thuhet në një raport të hulumtimit të publikuar sot nga Grupi për Studime Juridike e Politike.

Vlerësimin e të arriturave në transparencën Komunale, tashmë edhe nga OJQ-të, kryetari Xhafer Tahiri e ka vlerësuar shumë të rëndësishme dhe motivuese për punën e Komunës së Vushtrrisë.  

“Nëntë muaj hulumtime e vlerësime, ku Vushtrria konsiderohet tashmë shembull i transparencës e bashkëpunimit edhe nga Organizatat Joqeveritare dhe për këtë jam shumë i lumtur”, ka deklaruar kryetari Tahiri sot në panelin e organizuar nga Instituti dhe USAID ku u shpalosën të gjeturat e këtij raporti.

Ne tashmë kemi filluar ti zbatojmë këto rekomandime dhe qytetarët po i shohin këto ndryshime, e shembull konkret është mësimi parashkollor që tashme paguhet nga komuna e jo nga prindërit sikur që ishte deri në vitin 2018, ka thënë ai.

Mekanizmat social të llogaridhënies janë mjete të suksesshme në rritjen e përgjegjësisë institucionale. Auditimi social me pjesëmarrjen edhe të komunitetit, është një metodë që aplikohet për qëllim të monitorimit dhe nxitjes së praktikave të qeverisjes së mirë.

Shpërndaje këtë lajm në...