Edhe një polic tjetër nga Drenasi nën hetime për ngacmime seksuale

Polici hetues, 50 vjeçari Vesel Veseli, baba i katër fëmijëve nuk është i vetmi,
kishte keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke e dhunuar për një kohë një vajzë të mitur të cilën edhe e kishte lënë shtatzënë, e pastaj e kishte detyruar të abortonte. Rasti ka tronditur familjarët e tij e të cilët nuk kanë dashur të flasin. Ndërkaq, Express mëson se ka informacione edhe për një polic tjetër mbi dyshimet për ngacmim.

Lajmi se polici nga Drenasi Vesel Veseli kishte abuzuar seksualisht me të miturën A.G (emër i njohur për redaksinë), bëri që në rrjetet sociale të shpërndahej edhe thirrja e një vajze tjetër 17 vjeçare po nga kjo komunë, për një koleg e mik të Veselit që po e ngacmonte vazhdimisht.

“Jam një nxënëse e gjimnazit të Drenasit nga Kizhnareka, jam 17 vjeçe kam frik për të shkruar po e pash postimin nëpër faqe të internetit që ky plehra Vesel Veseli e ka dhunuar një nxënëse të shkollës. Njëjtë ngacmohemi edhe nga shoku i tina i cili na kërcënon dhe kërkon favore të seksit”, shkruante ajo, duke kërkuar, nga frika, që të njëjtat të publikohen pa u zbuluar identiteti.