Avokati i Popullit të enjten, më 24 janar 2019, takim me qytetarë në Vushtrri

Përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit mbajnë takime të rregullta mujore me qytetarët në komunat e Kosovës. Në këto takime qytetarët mund të parashtrojnë ankesat dhe të bisedojnë për shkeljet eventuale apo t’i drejtohen për këshilla, në rast të shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet publike.

Njoftohen të interesuarit se të enjten, më 24 janar 2019, në Vushtrri, mund të takojnë përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit.

Takimi me qytetarët do të mbahet në objektin e Komunës së Vushtrrisë, duke filluar nga ora 10:00.

Avokati i Popullit ka kompetenca për t’i hetuar ankesat e pranuara nga çdo person fizik a juridik, duke përfshirë veprimet apo mosveprimet që paraqesin keqpërdorim të autoritetit, lidhur me pohimet për shkeljen e të drejtave të njeriut të parapara me kushtetutë, ligje dhe akte të tjera, si dhe me instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe veçanërisht me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Për informata shtesë:

Zyra qendrore në Prishtinë: 038 223 782

Zyra rajonale në Mitrovicë: 028 530 138 E-mail: www.info@oik-rks.org; info.oik@oik-rks.org

Shpërndaje këtë lajm në...