5000€ shpërblim për qytetarët që lajmërojnë keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe korrupsionin e zyrtarëve komunal.

Kryetari Tahiri miraton Kodin e Etikës dhe Librin e proceseve për menaxhimin e parasë publike të Komunës sëVushtrrisë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka miratuar Kodin e etikës për zyrtarët e Komunës së Vushtrrisë, si dhe Librin e proceseve për menaxhimin e parasë publike të Komunës së Vushtrrisë.

Në procesin e hartimit të këtyre dy dokumenteve të rëndësishme, Komuna e Vushtrrisë është përkrahur edhe nga USAID-i.

Kryetari Xhafer Tahiri, po ashtu, ka marr vendim që secili qytetar që do të lajmërojë keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe korrupsionin e mundshëm të zyrtarëve komunal do të shpërblehet me shumën prej pesëmijë euro (5.000 €).

Qeverisja me duar të pastra është prioriteti më i lartë i yni, ka deklaruar kryetari Tahiri.

Linku: https://kk.rks-gov.net/vushtrri/news/kryetari-tahiri-miraton-kodin-e-etikes-dhe-librin-e-proceseve-per-menaxhimin-e-parase-publike-te-komunes-se-vushtrrise/

Shpërndaje këtë lajm në...