Sahati i Sarajevës (VIDEO)

Sahati i Sarajevës së vjetër, i cili e shënon kohën ndryshe, pasi ndjek ciklet hënore, përmban një mekanizëm të sjellë nga Anglia në vitet 1800, dhe ende kurdiset me dorë. Kjo orë ka përcaktuar kohën, ritmin e jetës dhe faljet muslimane për më shumë se pesë shekuj. Besohet se “Sahatkulla” e Sarajevës është e vetmja orë publike ekzistuese në botë që bazohet në kalandarin hënor. Kulla u godit shumë herë nga predhat serbe gjatë luftës së Bosnjës, por mekanizmi mbeti i padëmtuar.

Loading...