FAKTE PËR BLETËT

Bleta për një minutë viziton dymbëdhjetë lule, kurse për një ditë pune 4.000 lule.

Bleta është insekti i vetëm që prodhon ushqim e që e konsumon njeriu.

Bletët mjaltin e prodhojnë në mënyrë të njëjtë për 150 milion vjet.

Një zgjua i fortë bletësh, gjatë një dite i polenizon – pluhuron rreth 3.000.000 lule.

Bletët nga 3 kg. nektar, i cili pasi të përpunohet fitohet 1 kg. mjaltë. Pra, për një kg. mjaltë bletët
duhet të vizitojnë 7.5 milion lule të tërfojes (jonxhës) ose 2 milion lule të akacies (bagremit).

Mjalti është ushqimi më i sigurt, ngase në të nuk mund të jetojnë shumë nga bakteret.

Çdo e treta kafshatë me të cilën ushqehemi është e varur nga bleta.

Bletët janë hallkë në zinxhirin e prodhimit të ushqimit në së paku 75% të prodhimeve.

Në një kilogram bletësh, së paku janë 7.000 –10.000 bletë.

Lloji i bletëve me të vogla në botë janë bletët xhuxh, me gjatësi 2,1 mm.

Lloji i bletëve më të mëdha në botë, janë bletët gjigante, me gjatësi 39 mm.

Janë rreth 20.000 lloje bletësh të njohura, por vetëm 10 lloje nga to prodhojnë mjaltë.

Bletët nuk bëjnë gjumë fare.

Bletët nuk dëgjojnë (nuk kanë vesh), por kanë sy shumë të zhvilluar dhe i dallojnë ngjyrat jashtëzakonisht mirë, gjë që ju mundëson gjetjen e kullosave të mira.

Të gjitha bletët e prodhojnë mjaltin origjinal –natyral, falsifikatorët e prishin atë.

Bletët e duan diellin, prandaj i quajnë të bijate diellit.

Vizatimet, të vjetra 13.000 vjet para Krishtit, janë gjetur në shpella, ku shihet vjelja e mjaltit.

Në koshere jetojnë 10.000 – 80.000 bletë.

Çdo kokërr poleni-pjalmi përmban rreth 2 milion, kokërrza poleni bimësh, kurse një lugë ka mbi 2 .5 miliard kokërrza (grimca) të tilla poleni.

Për të mbledhur një lugë polen, një blete i duhet një muaj punë ditore nga tetë orë.

Bletët kanë “shpikur” ambalazhin më rentabil, në 20 gram dyllë mund të vendosin 1 kg. mjaltë.
Ndërtimi i hojeve gjashtëkëndëshe, është ndërtim me më së paku material – dyllë.

Në Rusi nga viti 1993 është në fuqi ligji që thotë se nuk guxon të mbytet bleta përpos në vetëmbrojtje.

Mjalti është gjetur në varrezën e faraonit Tutanghamon.

Elefantët i frikësohen zukatjes së bletëve, kur e dëgjojnë atë, jo vetëm se ikin por lëshojnë edhe tinguj specifik me lëkundje koke.

Pas thumbimit, për një kohë të shkurtër, bleta vdes.

Shpërndaje këtë lajm në...