Ështe mbajtur mbledhja e fundit e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2018

Sot ne sallen e Kuvendit komunal ne Vushtrri eshte mbajtur mbledhja e fundit e Keshillit Komunal per Siguri ne Bashkesi per vitin 2018 ne te cilen u shqyrtuan disa qeshtje aktuale te sigurise ne kete komune.Fillimisht kryetari i komunes Xhafer Tahiri u ka uruar mandatin e ri te FSK -se te pranishmeve dhe dy pjestareve te uniformuar e me pas komandanti i stacionit te policise ne Vushtrri Muhamet Alidemaj tha se edhe keta muajt e fundit te ketij viti situata e sigurise ka qene e mire dhe nuk ka pas ndonje incident e sidomos ne vendbanimet me popullate te perzier.

Ai ka shtuar se edhe perkunder disa vjedhjeve eshte shenuar renie e veprave penale dhe te krimit 13.4 krahasuar me vitet e meparshme.Poashtu edhe ne komunikacion ka patur aksidente me pak dhe vetem nje me fatalitet qe kishte ndodhur ne Stanoc.Ne kete mbledhje edhe KFOR – i ka vleresuar situaten e qete te sigurise.Kapiteni Robert ka thene se pas dy muajve qe ka ardhur ne krye te KFOR – it slloven ka kontaktuar me qytetaret e te gjitha nacionaliteteve dhe me zyrtaret komunal dhe çdokund kemi hasur ne pritje te perzemert.

Kurse kryetari i komunes Xhafer Tahiri tha se ndihet i kenaqur me vleresimet qe u dhane per gjendjen e mire te sigurise dhe shtoi se do te angazhohen qe ne kete drejtim te shenojme sukses dhe ka falenderuar edhe anetaret e ketij Keshilli per kontributin qe kane dhene gjate ketij viti duke theksuar se per shtim te sigurise neper qytet jane vendosur kamera qe do te percillet situta dhe levizja e qytetareve.Nderkaq lidhur me problemin e qenve endacak kryetari Tahiri ka thene se eshte nje problem qe nuk eliminohet por po e zbusim pasi ka edhe nje kosto ku per nje qen endacak per trajtim te tije paguhen rreth 40 euro.Tahiri ne fund u uroi te gjitheve festat e fund vitit dhe theksoi se kane marr masat rreth mjeteve piroteknike qe ato te mos shiten kudo dhe pa nje kontroll ne menyre qe mos te pesojne lendime qytetaret e sidomos femijet gjate perdorimit te tyre.

Shpërndaje këtë lajm në...