Erdin Dushi dhe Krenar Halili do të udhëtojnë për në Bad Aibling

Erdin Dushi dhe Krenar Halili, dy futbollist te akademisë ElClasico, në muajin Janar 2019 do të jenë në një sprovë të madhe ne akademinë “Bad Aibling” në Mynih të Gjermanisë. Këtë mundësi jua dhuron agjensioni për futbollist deri ne 17 vjet ‘Futastic’ që udhëhiqet nga Bardh Husenaj dhe Blerim Emini.

Loading...

Për ne si akademi është një sukses jashtëzakonisht i madhë që për kaq vite pas Ermir Rashicës i cili do të vazhdoj karrieren ne Turqi, ju ipet rasti edhe shumë talentëve të tjerë. Për këtë jemi të bindur, në një sukses shumë të madhë të këtyre talentëve tanë. Ka shkruar Hajrush Dushi drejtor në Akademinë ElClasico në Vushtrri