Jo veç për Ushtrinë, Amerika dhuron pajisje edhe për kufijtë tonë

Ministria Punëve të Brendshme ka pranuar sot një donacion nga Qeveria Amerikane, përmes programit EXBS për Policinë Kufitare, Qendrën Kombëtare për Menaxhim të Kufirit, Ministrinë e Financave-Dogana e Kosovës, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Agjencinë e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore.

Me këtë rast zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj, tha se këto pajisje do të ngrisin edhe më tej cilësinë e kontrolleve të agjencive të zbatimit të ligjit dhe do të ndihmojnë zyrtarët e shtetit të Kosovës që të kenë më të lehtë të kryejnë veprimet e tyre operative.

Ndërsa përfaqësuesi i EXBS-së, George R Clarke, theksoi se ndihma e sotshme është në kuadër të mbështetjes për Agjencitë e Zbatimit të Ligjit në Kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit dhe do të ndihmojë edhe më tej në punën e përditshme të këtyre agjencive.

Ai falënderoi të gjithë Agjencitë e Zbatimit të Ligjit për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur deri më tani dhe shpreson se do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Pajisjet do të shërbejnë për zgjerimin e mundësisë që Qeveria e Kosovës përmes mekanizmave të zbatimit të ligjit të rritë sigurinë edhe më të madhe në kufi, për kontrolle më strategjie të tregtisë, analizë të riskut dhe veprime për mbrojtje nga rrezatimi.

Shpërndaje këtë lajm në...

Leni një Koment

Your email address will not be published.