Djegëja e kontenjerëve dhe hudhja e mbeturinave në ambient është akt i kundërligjshëm

Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri në llogarinë e tijë në Facebook ka shkruar se djegëja e kontenjerëve dhe hudhja e mbeturinave në ambient si në foto është akt i kundërligjshëm e vandal. Dënojmë këto akte të dëmtimit të pronës publike nga kushdo që i bënë.
Inspektorati i Komunës dhe Policia e Kosovës do të shqiptojnë gjoba për secilin që kryen këto veprime. Le të vetëdijësohemi se pastërtia në qytet e në fshat është përgjegjësi e secilit.
Le të çmojmë punën e madhe që po bëhet për pastrimin e qytetit. Në çdo lagje e fshat shërbimi i mbeturinave është funksional. Nëse tek shtëpia juaj nuk vjen kamioni i mbeturinave 1 herë në jave, lajmerohuni tek zyra përkatëse në Komunë dhe kjo ankese adresohet menjehere. Shume shpejte Komuna do të shpërndaje 4500 kontenjere familjar per ekonomite familjare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.